Pasi Rusia vendosi forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, Bjellorusia ka mbajtur një referendum për të hequr dorë nga statusi neutral.
Votuesit në Bjellorusi kanë miratuar reformat kushtetuese që do të lejojnë vendin të mbajë armë bërthamore në një kohë kur ish-republika sovjetike është bërë një pikënisje për trupat ruse që pushtojnë Ukrainën.
Agjencitë ruse të lajmeve të hënën cituan komisionin zgjedhor të Bjellorusisë të thoshte se rreth 65.2 për qind e njerëzve që morën pjesë në një referendum votuan në favor të ndryshimit.
Agjencitë thanë se pjesëmarrja në votime ishte 78.63 për qind.
Rezultati ishte një surprizë e vogël, duke pasur parasysh sundimin e fortë të Presidentit Alexander Lukashenko. Vendimi mund të sjellë përsëri armët bërthamore në token bjelloruese, për herë të parë pasi ky vend hoqi dorë prej tyre, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Duke folur në një qendër votimi të dielën, Lukashenko tha se ai mund t'i kërkojë Rusisë t'i kthejë armët bërthamore Bjellorusisë.
"Nëse ju (Perëndimi) transferoni armë bërthamore në Poloni ose Lituani, në kufijtë tanë, atëherë unë do t'i drejtohem Putinit për t'i kthyer armët bërthamore që i dhashë pa asnjë kusht," tha Lukashenko.



