Qëllohet me armë zjarri tip kallashnikov banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma 53-vjeç.
Raportohet se në orët e para të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar veçse dëme materiale. Burime bëjnë me dije se plumbat kanë prekur murin e shtëpisë ndërsa në brendësi të banesës janë gjetur dy plumba.
Gjovalin Toma pretendon se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, pasi ai vetë nuk ka patur asnjë konflikt. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pasi shefi i qarkulimit është banues Ishull Shengjin Lezhë.
Policia bën me dije se në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.



