
Ambasadorja e re e SHBA-ve, Yuri Kim, ka takuar sot kryeprokurorin Olsian Çela. Kim ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme pak para mesditës.
Tema e takimeve mendohet të jenë çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e reformës në drejtësi, për të cilën Ambasada Amerikane është investuar që në krye të herës.
Takimi vjen pas një tjetër takimi që diplomatja amerikane pati paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ky është takimi i parë zyrtar i ambasadores amerikane me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë.
Paraditen e së martës, ajo zhvilloi një vizitë prej 30 minutash në zyrën e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Pas Cakajt, Yuri Kim u takua me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.



