Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave në mbledhjen e radhës miratoi marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj turke e cila do të shërbejë për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit financiar ushtarak ka si qëllim dhurimin e një shume në dollarë amerikanë, ekuivalente me 2.5 milionë lira turke, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.



