Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Lunxhëri të Gjirokastrës ka sjellë përkeqësimin e situatës. Mësohet se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Viktima është Andrea Haxhiaj, nga fshati "Asim Zeneli" dhe bëhet kështu viktima e parë e zjarreve në vend. Mësohet se për të njëjtën arsye në gjendje të rëndë është edhe e shoqja.
Raportohet se zjarri po avancon në drejtim të fshatit “Asim Zeneli”, si dhe në pjesën e sipërme të fshatrave Krinë dhe Kakoz.
Të gjithë banorët që preken nga zjarri në Lunxheri duhet të evakuohen pasi flakët janë përhapur edhe më shumë duke rrezikuar banesat. Ky është urdhri i prerë i Ministritë të Mbrojtjes, Peleshi i cili ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.
“Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri-Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit“.
Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile dhe Forcat e Armatosura.
Deri më tani, në Gjirokastër janë djegur 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arre.



