Mësuesit ndihmës/ Çejku: Mësues që nuk kapin kuotën e orëve, nuk kanë përgatitjen e duhur (VIDEO) 

Mësuesit ndihmës/ Çejku: Mësues që nuk kapin kuotën e orëve, nuk kanë përgatitjen e duhur (VIDEO) 

Nisma gjysmake i cilësoi eksperti i arsimit, Qemal Çejku, vendimet që Ministria e Arsimit ka marrë për këtë vit të ri shkollor.  Në një intervistë në studion e lajmeve të MCN TV, Çejku tha se mësuesit ndihmës, të cilët do të merren në mënyrë të veçantë me fëmijët me aftësi ndryshe nuk janë gjë tjetër veçse mësues që nuk plotësojnë dot orët e mësimit dhe u mungon specializimi i duhur.   

Ka një nismë gjysmake nga Ministria e Arsimit. Mësuesit kanë dalë me orë mësimi të mangëta dhe u është caktuar të merren me fëmijë me aftësi të veçanta. Ata nuk janë të specializuar.

Çejku tha më tej se edhe në këtë vit të ri shkollor në rrethe mbetet njësoj problem braktisja e shkollave dhe si pasojë bashkimi i klasave, që ul në mënyrë drastike cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Kemi shkolla që janë braktisur. Kemi fshatra të tëra me 4 klasë dhe tetë nxënës. Ka edhe shkolla të bashkuara, të mesme dhe 9-vjeçare. Si mund të pretendojmë për cilësi në arsim? Pastaj na del matura me shumë probleme. 11 mijë maturantë kanë aplikuar për të studiuar jashtë vendit.

Çejku tha se arsimi ka shënuar vetëm rënie përgjatë viteve të fundit.

Ne sot nuk kemi një sistem të unifikuar. Arsimi kishte filluar të binte edhe përpara pandemisë. Reformat kanë qenë gjysmake. Arsimi ishte planifikuar të ishte 5% e GDP. Kjo nuk ka ndodhur.

Por edhe në Tiranë, problemet vijojnë. Shkolla me turne mbetet problem për shumë prindër.  

Ka kaos në disa bashki, p.sh. Bashkia e Kamzës. Nuk është marrë njeri me sistemimin e shkollave. Tani ka filluar shembja, sapo nisi viti i ri shkollor. Shkolla bëhet me turne, ora e mësimit nuk i kalon 25 minuta.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy