Zusi: Rënia e euros po godet rëndë ekonominë dhe eksportet, pastrimi i parave po ndikon në forcimin e lekut

Zusi: Rënia e euros po godet rëndë ekonominë dhe eksportet, pastrimi i parave po ndikon në forcimin e lekut

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, e cilëson rënien e euros në 93.7 lekë si një lajm të rëndë për ekonominë shqiptare. 

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se zhvlerësimi i euros nuk ka sjellë ulje të çmimeve, ndërsa ka goditur eksportuesit, industrinë dhe bujqësinë, duke rrezikuar konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare. 

 

Ai thekson se ndikim negativ ka edhe te familjet që mbështeten te remitancat, pasi ato marrin më pak të ardhura në lekë. 

 

Zusi argumenton se forcimi i lekut lidhet me hyrjen masive të euros nga pastrimi i parave dhe jo me zhvillimin real ekonomik. 

 

Sipas tij, të ardhurat nga turizmi kompensohen kryesisht nga importet, ndërsa sektori po dominohet më shumë nga ndërtimi sesa nga turizmi i mirëfilltë. 

 

Ai shton se Banka e Shqipërisë nuk ka më mundësi ta kontrollojë këtë fenomen, pasi situata është përkeqësuar.

 

Zusi shprehet se përfituesit e vetëm nga forcimi i lekut janë importuesit, ndërsa ekonomia prodhuese dhe eksportuese po përballet me vështirësi në rritje.

 

Rënia e thellë e euros është një lajm shumë i rëndë për ekonominë, për gjithë qytetarët dhe konsumatorët. Se tashmë është zhvlerësuar çdo lloj teze se zhvlerësimi i euros do sjellë rënien e çmimeve. Fenomenet negative janë të pafundme, nuk ndodhin vetëm në Shqipëri.

 

 Forcimi i monedhës vendase në raport me ato të huaja, godet rëndë ekonominë, industrinë, eksportuesit, që janë emblema e çdo ekonomie. Ne krenohemi se po i rrënojmë eksportet tona, rënia është dy shifrore, godet rëndë 30-40% të produkteve tona. 

 

Shpresa kryesore e bujqësisë është eksporti, pa eksport do ishte inekzistente në Shqipëri. Godet atë kategori të popullsisë që i mban sytë te remitancat. 

 

Rënia e euros vjen prej fenomenit të pastrimit të parave, fenomeni i hyrjes me shumicë të euros, që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin ekonomik. Edhe paratë e turizmit pothuajse kompensohen me importet, sepse turizmi përgjithësisht po mbahet me produkte importi.

 

Ndonëse turizëm ka, konsumi vendas nuk ka ndonjë bum. Shumë më të lumtur ishin prodhuesit vendas në vite 2010-2020. Dhe paratë e ndërtimit nuk po shërbejnë për jetën e qytetarëve, sepse të rinjtë gjithnjë e më pak shohin mundësinë për blerjen e një banese në Shqipëri.

 

Në turizëm më shumë ka ndërtim se sa turizëm të mirëfilltë. Ka ndërtime që jepen me qira për të nxjerrë të ardhura, por nuk ka turizëm të mirëfilltë. 

 

Është krejtësisht e qartë se fuqizimi i lekut vendas nuk është një fenomen i shëndetshëm, është një fenomen të cilin Banka e Shqipërisë nuk po e kontrollon dot. 

 

Sot mendoj se dhe Banka e Shqipërisë nuk ka asgjë në dorë për ta kontrolluar fenomenin. Nuk ka më fuqi që ta kontrolloj se Banka e Shqipërisë e ka krijuar këtë situatë. 

 

Nga forcimi i lekut të vetmit që përfitojnë janë importuesit, e kanë jetën më të thjeshtë, po bëjnë para pa u sforcuar, për shkak të fuqizimit të lekut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy