Vijojnë pa rreshtur protestat në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini që vdiq në paraburgimin e policisë së moralit pasi u arrestua për arsyen se nuk kishte veshur si duhet mbulesën Islame.
Mediat e huaja raportojnë se gjatë gjithë natës protestat kundër Ajatollah Khameneit nuk kanë ndaluar.
Që nga fillimi i trazirave, të cilat kanë shkaktuar qindra të plagosur, dhjetëra persona janë arrestuar, mes tyre 20 gazetarë.
Sipas OJF-së iraniane me seli në Oslo deri më tani gjatë protestave janë vrarë 76 persona.
Ndërkohë, sipas The Guardian, BE dhe SHBA po vlerësojnë sanksionet e reja kundër Iranit për shtypjen e demonstruesve.



