Një elektriçist ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Gosë, Rrogozhinë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ka ndërruar jetë 62-vjeçari i identifikuar me inicialet S.Q, pasi është rrëzuar nga një lartësi teksa punonte.
Elektricisti është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.



