G7 planifikon të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën

G7 planifikon të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën

Liderët nga shtatë nga vendet më të pasura të botës po mblidhen në Itali për një samit ku pritet të bien dakord mbi planin për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbledhur miliarda dollarë për Ukrainën.

Propozimi i SHBA-së mund të mbledhë 50 miliardë dollarë në vit për Ukrainën, si dhe të ushtrojë presion të ri ekonomik ndaj Rusisë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në axhendë në samitin e G7 pritet të jenë edhe lufta në Gaza, migrimi, siguria ekonomike dhe inteligjenca artificiale (AI). Samiti vjen ndërsa një numër liderësh, përfshirë Rishi Sunak, Emmanuel Macron dhe Joe Biden, përballen me sfida elektorale në shtëpi, raporton BBC

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka rënë në sondazhe përpara zgjedhjeve të përgjithshme muajin e ardhshëm. Gjithashtu përballë votuesve brenda disa javësh do të jetë partia e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare pas një humbjeje të fortë ndaj Frontit Nacional të ekstremit të djathtë, në zgjedhjet e fundit për në PE. 

Ndërkohë, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidenti amerikan Joe Biden mund të përballen me humbjen në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se vendi i saj po shkonte në këtë samit me "qeverinë më të fortë", pas një performancë të mirë në zgjedhjet evropiane fundjavën e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy