
Sulmet ruse vazhdojnë të godasin qytetin e Kharkivit në veri-lindje të Ukrainës.
Guvernatori Oleh Synyehubov bëri me dije në Telegram se dy civilë ishin plagosur nga bombardimet.
Në muajt e parë të luftës, Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës u bombardua intensivisht nga forcat ruse duke lënë pas dhjetra ndërtesa të rrafshuara.
Por në prill dhe maj, forcat ukrainase i shtynë pushtuesit e tyre prapa. Megjithatë, qyteti mbetet brenda rrezes së artilerisë ruse dhe bombardimet vazhdojnë.



