Komisioni Europian ka hedhur për diskutim një draft për lirinë e medias, i cili është mirëpritur edhe në Shqipëri nga Autoriteti i Medias Audiovizive.
Në këtë draft, fokusi kryesor është mbajtja e mediave larg presionit të politikës, por edhe rregullimi i kuadrit ligjor për përfitimin e reklamave.



