“Kundërshtarët e Partisë Socialiste nuk janë vetëm nga qeveria e vjetër” kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në takimin e rradhës në Durrës për anëtarsimet e reja.
Rama renditi reformat që janë ndërmarrë gjatë qeverisjes së tij duke i konsideruar ato si histori suksesi. Ministri Saimir Tahiri theksoi se ka shumë arsye që njerëzit të anëtarsohen në PS, ndërsa theksoi se PS është shtëpia e madhe e debatit ku askush nuk dëbohet për mendimet kritike.



