Greqi/ Tërmet i fortë 4,7 ballë godet Patran

Greqi/ Tërmet i fortë 4,7 ballë godet Patran

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në zonën e Agrinio-s. Instituti Gjeodinamik raportoi se thellësia e lëkundjeve ishte 18 kilometra.

Si pasojë e lëkundjeve, ka pasur shkëputje masive shkëmbore në zonën malore që lidh Thermon me Nafpaktosin, ku paniku ka përfshirë banorët.

Drupal Ad

Më e keqja është se kjo zonë njihet për prekjen nga tërmetet dhe paslëkundjet, ndaj dhe frika është e madhe, sepse banorëve u kujton vitin 2007.

“Tërmeti që u ndje rreth orës 18:30 të pasdites shkaktoi panik te banorët e Thermos në Patra por edhe te zonat fqinje”, tha kryebashkiaku i Thermos, Spyros Konstandaras.

Gjithashtu për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, deri më tani janë raportuar rënie gurësh në rrjetin rrugor krahinor që lidh zonën e Thermosit me Nafpaktosin, por edhe në zonat malore të bashkisë.

Kryebashkiaku vuri në dukje se “shpresojmë të jetë tërmeti kryesor, sepse lëkundjet zgjuan kujtimet e tërmetit të fortë që kishte ndodhur në zonën tonë në prill të vitit 2007 dhe kishte shkaktuar shkatërrime të mëdha”.

Pas tërmetit të fortë u regjistruan disa pasgoditje, të cilat varionin nga 1.7 në 2.7 të shkallës Rihter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy