Paralajmëron Daçiç: Do të ulet numri i njohjeve të Kosovës

Paralajmëron Daçiç: Do të ulet numri i njohjeve të Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka deklaruar nga Neë Yorku se numri i shteteve që do të tërheqin ose pezullojnë njohjen e Kosovës do të rritet deri në fund të vitit, duke bërë që numri i atyre që kanë pranuar shpalljen e pavarësisë nga Kosova do të zbresë në më tepër se gjysmën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Daçiç, para gazetarëve, deklaroi se delegacioni serb në tri ditë, sa zgjati Asambleja e OKB-së, bisedoi me përfaqësuesit e 53 shteteve anëtare dhe nëse i shtojnë edhe dy ditë, ai numër do ta kalojë shifrën 100, raporton “Blic”

“Me disa prej tyre, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka biseduar për çështje strategjike, për dialog me Prishtinën por kishte edhe shumë takime lidhur me statusin e Kosovës”, deklaroi Daçiç. “Mundem hapur të them atë që ka paralajmëruar edhe presidenti se qytetarët tanë mund të jenë të sigurt se në periudhën e ardhshme, këtë e kemi diskutuar këtu, shtete të tjera do të tërheqin ose pezullojnë vendimet për njohjen e Kosovës”, shtoi ai.

Daçiç po ashtu ka thënë se nëse do të vjen deri tek votimi, Kosova nuk do të pranohet në Interpol sepse sipas tij janë bashkuar forcat mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Jashtme dhe presidentit të Serbisë.

“Ky është rezultat i madh për një shtet të vogël si Serbia, sepse ne nuk jemi fuqi botërore”, theksoi Daçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy