Basha nga Tropoja: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim, koha e tij ka mbaruar

Basha nga Tropoja: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim, koha e tij ka mbaruar

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takim elektoral në Tropojë.

Basha është pritur mëngjesin e sotëm nga qytetarë të shumtë të Tropojë. Me muzikë dhe tupana, kreu i PD është mikëpritur nga mbështetësit e partisë blu.

Para mbështetësve të shumtë, Basha tha se nuk ka shqiptarë që nuk ka shqiptar që nuk e di që s’ka ndryshim pa larguar Edi Ramën.

“Nga ky shesh le të ushtojë ky bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, nr.9. Duke votuar për fëmijët, për fermerët, për infrastrukturën e lënë pas dore, kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi e fshat më fshat do të fillojë nga dita e parë Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja t e Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se blua lumi i Valbonës.

Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen.

Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera. Është mrekulli jo vetëm e zotit, por e shpirtit mbijetues të shqiptarëve, se asnjë popull sdo të qëndronte në këmbë për 8 vite pa shtet. Nga Saranda në Tropojë e kam dëgjuar nga të gjithë, 4 vite të tjera, si këto që kaluam nuk i pranon dot më asnjë shqiptar i djathtë e i majtë, demokrat dhe socialistë. Ndaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre këtu, të themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm.

Qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, të gjithë e dinë që kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu. Nëntë për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi me shtëpi, fshat dhe më fshat, do të vazhdojë nga zbatimi që ditën e parë. Mbështetje për rrjetin e energjisë elektrikë që është lënë pas dore nga babëzia e një njeriu, i cili do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojanë, 8 vitet e gjata do të marrin një përgjigje më 25 prill, katër vite të tjera të mbushur me dështime, apo ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është pyetja që shtrohet çdo qytetari.

Ne e dimë fare mirë, se me 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme të historisë së këtij vendi nga përmbysja e diktaturës. E ndjej, e shoh kudo entuziazmin, ndryshimin dhe shpresën. Ndryshimi është në dorën tuaj, askush nuk e ndal dot. Nëse duam ta çelim një të ardhme të re për fëmijët tanë e t’i bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, më 25 prill votojmë numrin 9. A i ha më njeri gënjeshtrat e mashtrimet e Edi Ramës këtu në Tropojë, që guxon pas 8 vitesh në pushtet, të vijë me mashtrime elektorale të ditëve të fundit? Nuk ka shqiptar që nuk e di se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Qeveria jonë që do të dalë nga vota e 25 prillit, do të jetë qeveri e çdo shqiptari. Një javë nga ndan nga ndryshimi. Më 25 prill të gjithë do të jenë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9 për ndryshim, për Shqipërinë, për fëmijët tuaj. Bashkë për ndryshimin. Tropoja fiton, Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Tropojën, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas fjalimit që mbajti përballë qytetarëve në Tropojë vendosi lule te busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. I shoqëruar nga qytetarët, kryedemokrati me lule në ngjyrë blu u afrua pranë bustit aty ku vendosi buqetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy