Marko Bello, ish-ministër i Integrimit dhe ish-deputet për disa mandate ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.
Bello është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, në Turqi, aty ku po kurohej për Covid-19.
Lajmin e trishtë e konfirmon dhe socialisti Namik Dokle, me një mesazh të ndjerë për mikun dhe kolegun e tij.
“Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...”, shkruan Dokle.
Marko Bello ka qenë deputet i PS-së përgjatë tre mandateve nga viti 2001 - 2013. Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.



