
Zëvendësministri i Bujqësisë Arian Jaupllari foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me buxhetin e vitit 2023 për bujqësinë si dhe skemat e subvencionimit të këtij sektori.
Jaupllari tha se ky është një ndër buxhetet më të larta ndër vite, ku bashkë me fondet e IPARD-it mbështetja shkon mbi 7 miliardë lekë.
Ai vë në dukje se katër shtyllat bazë ku do mbështetet subvencioni janë blegtoria, bujqësia, nafta dhe gruri.
Ky është buxheti i diversifikimit të bujqësisë dhe sigurimit të drithërave të bukës si pasojë e luftës në Ukrainë. Është viti i dytë që ministria do shkojë drejt subvencionit për grurin, duke dhënë për çdo hektarë 300 mijë lekë të vjetra. Është një ndihmesë e madhe për prodhuesit që i janë kthyer tokave të lëna djerrë, duke i mbjellë sidomos me drithërat e bukës. Buxheti i sivjetëm do të zërë një pjesë të rëndësishme për blegtorinë, naftën, grurin dhe sigurinë ushqimore. Mbështetja direkte shkon 3,13 miliardë lekë, është një nga më të lartat në vite, në total me IPARD-in shkon në 7,1 miliardë lekë. Tre elementë janë kryesore, bujqësia shqiptare po ecën me ritmin e zhvillimit dhe shtimin e sipërfaqeve të mbjellja. Intensifikimi i bujqësisë. Prodhimet kryesore për eksport e zënë serat, që pritet të shkojnë në 4 mijë hektarë. Financimi mbështetet kryesisht te blegtoria, bujqësia, nafta dhe gruri. Janë katër shtyllat bazë ku do ketë subvencion direkt për familjet fermerë.
IPARD-i do mbështetet në 4,05 miliardë lekë, tek intensifikimi i bujqësisë, agropërpunimi, serat, te magazinat frigoriferike, teknologji bujqësore, agromekanikë. Subvencioni direkt për fermerët arriti në 4,9 miliardë. Një nga arritjet ishte shtimi i numrit të fermerëve që aplikuan. 49 mijë fermerë u përfshinë në skemën e subvencionit. A ka pasur problematika? Problematikat kanë qenë në lidhje me tokën bujqësore. Toka është e fragmentarizuar. Dy janë qëllimet kryesore, konsolidimi i tokës dhe puna që duhet bërë për bashkimin dhe heqjen e fragmenteve të tokave. Dhënia e tokave me qira sipas dokumentacionit të rregullt. Çdo sipërfaqe toke që do mbillet, do subvencionohet nga shteti. Toka duhet t’i përkasë atij që e punon, jo ata që e lënë djerrë. Janë dy subvencione për të njëjtën kulturë që është gruri”.
Lidhur me tarifën vjetore që qeveria ka vendosur për peshkatarët, Jaupllari tha se ajo nuk ka synim të sjellë para, por të disiplinojë dhe ta ruajë gjuetinë nga paligjshmëria dhe abuzuesit.
Nuk është synimi të sjellë para. Është qëllimi i disiplinimit të peshkimit. I gjithë peshku që mbarështrohet është edhe për qëllime eksporte. Peshkatarët marrin edhe naftën falas. Të tjerët duhet të lincensohen dhe të disiplinohen për të ruajtur gjuetinë nga gjuetia e paligjshme, për ta ruajtur nga abuzuesit dhe mënyrat e tjera të peshkimit të paligjshëm. Si në moratorumin e gjuetisë, edhe për peshkimin çdokush duhet të zbatojë rregullat. Sot kemi popullim të kafshëve të egra dhe shpendëve që ishin drejt zhdukjes. Patjetër që do pengohet peshkimi i paligjshëm. Inspektoriati i Peshkimit ka kapacitetet e tij për të monitoruar procesin. Peshkatarët nuk penalizohen. Ata që janë të formalizuar duan rregull dhe ligj, ata që e kanë hobi duhet të zbatojnë rregullat më minimale për peshkimin. Është iniciativë e mirë por jo me qëllim mbushjen e buxhetit të shtetit. Është për të ruajtur faunat”.
Lidhur me kooperativat, që sipas qeverisë është një risi në bujqësi, Jaupllari tha:
Ky është qëllimi i qeverisë, të kooperojnë të gjithë ata prodhues, ku secili prodhon veç në prodhim dhe bashkë në shitje. Xara është një nga kooperimet më të mëdha. E gjithë Xara e shet mandarinën me 500 lekë. Veç prodhojnë por bashkohen në shitje. Në skemat e IPARD-it është ngritja e tregjeve dhe pikave të mëdha të grumbullimit. Kanë një çmim të garantuar, laborator që kanë kryer analizat, dhe janë të sigurta si për tregun vendas ashtu edhe për vendet e BE dhe rajonit”.



