“Gati për negociata me Ukrainën”/ Presidenti Putin pret ambasadorët e rinj

“Gati për negociata me Ukrainën”/ Presidenti Putin pret ambasadorët e rinj

Jemi gati për të negociuar me Ukrainën.

Kështu ka deklaruar Presidenti rus Vladimir Putin gjatë pritjes që u bë për ambasadorët e rinj të 28 vendeve të akredituar në vend. Putin përforcoi fjalën tij kur tha se Rusia mbron formimin e një sistemi të drejtë të marrëdhënieve ekonomike botërore pa sanksione të paligjshme, kufizime të motivuara politikisht dhe sanksione të njëanshme jolegjitime.

Unë kam thënë vazhdimisht se Rusia nuk është vetëm e gatshme për negociata, por se në një moment, në fillim të konfliktit, ajo i zhvilloi këto negociata, u nënshkrua një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët, por Ukraina, duke marrë këshilla edhe nga jashtë, hodhi poshtë gjithçka që kishim nënshkruar.

Përshkallëzimin e konfliktit dhe zgjatjen kaq shumë në kohë të tij, Putin e quajti si kurs armiqësor dhe që janë në dëm të gjeopolitikës. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale morën pjesë ambasadorët e Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Japonisë, Izraelit, Shqipërisë, Indisë, Argjentinës, Bjellorusisë, Italisë, Spanjës, Danimarkës, Belgjikës, Holandës, Finlandës, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy