Një armëpushim në Ukrainë në këtë pikë nuk do të çonte asgjëkundi.

Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, i cituar nga agjencia Tass, i cili përsëriti konceptin se para një marrëveshje paqeje Ukraina duhet të mbajë zgjedhje për të pasur një lider legjitim në vend të Volodymyr Zelensky.
Po ashtu Lavrov tha se Franca ka kontaktuar disa herë Rusinë përmes kanaleve konfidenciale duke ofruar vendosjen e një dialogu për Ukrainën, pa përfshirë Kievin.



