Hoxha: Kandidimi i Belerit për eurodeputet, sfidë e hapur që Greqia i bënë Shqipërisë
Gazetari Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur pasi Fredi Beleri u shpall zyrtarisht si kandidat për eurodeputet nga Demokracia e Re në Greqi.
Ai tha se kjo ishte e pritshme që nga momenti që u pa lidhja e Greqisë me Belerin, ndërsa theksoi se Beleri dhe pse është i fundit në listë është aty për të sjellë votat e ekstremit të djathtë. Sipas Hoxhës, kandidimi i Belerit është një sfidë e hapur që Greqia i bënë Shqipërisë.
‘Kjo gjë ishte e pritshme duke ditur qëllimin e Greqisë qëkur e përcolli Belerin si njeriun e saj, ndërkohë që autoritetet greke e dinin më mirë se ato shqiptare se kush ishte Fredi Beleri. Ka qenë i arratisur nga Shqipëria dhe ka qëndruar gjithë kohës në Greqi dhe jo më kot Beleri u përzgjodh, promovua për gati 6 vjet që të merret mbështetje, të mblidhte fonde që ti jepej mundësia që të zgjidhej si kreu i bashkisë së Himarës dhe padyshim që qëllimi i tij nuk ishte zgjedhja aty.
Në fakt veprimi i sotëm është në vazhdën e veprimeve që kanë ndodhur për më shumë se një vit. Nuk e di çfarë duhet të bëjë Greqia më, ne kemi penalizuar të përzgjedhur të tjerë vetëm se kanë shkulur kufirin, kanë kaluar nga mali nqs ne e zbatojmë dekriminalizimin dhe pse s’jemi ende vend i BE, ndërsa Greqia jo vetëm që se merr parasysh këtë gjë por dhe i promovon figura të tilla", u shpreh Hoxha.
Më tej Hoxha tha se Greqia ka vendosur një kandidat si Beleri sepse rezultoi se një emër si Beleri u solli atyre shumë vota nga ekstremi i djathtë dhe emri i Belerit dhe pse është i fundit në listë është aty për të sjellë votat e ekstremit të djathtë.
"Ndryshe nga Beleri që duan të marrin votat e ekstremit të djathtë Pirro Dhimën e kanë marrë se ky merr më shumë vota të majta. Beleri duhet të kapë një shifër prej 200 mijë vota në Greqi. Sipas legjislacionit të BE është e përcaktuar qartë në kapitullin për Greqinë e ka të përcaktuar dënimi i caktuar penal rezulton në humbjen e të drejtës së kandidimit kur dënimi është me burgim të drejtat politike humbasin nga 1-5 vjet.
Legjislacioni që vetë Greqia ka për të lejuar një kandidat e pengon Belerin të kandidojë në zgjedhje. Shqipëria është vend kandidat për BE dhe ka nisur të shkruajë kapitujt një nga një dhe kandidimi i Belerit është një sfidë e hapur që Greqia i bënë Shqipërisë",tha Hoxha.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.