Ervin Resuli: Bujqësia në ditë të vështira, propagandë “Ballkani i Hapur”, jemi të varur nga rajoni  

Ervin Resuli: Bujqësia në ditë të vështira, propagandë “Ballkani i Hapur”, jemi të varur nga rajoni  

Eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli, njëherazi president i Shoqatës "Konsumatori dhe Prodhuesi", duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV u shpreh se bujqësia po kalon ditë të vështira dhe se protestat janë të pritshme. Ndër të tjera ai theksoi nevojën për ndërtimin e një strategjie 5-vjeçare dhe shtim të buxhetit në mënyrë që Shqipëria të jetë konkurruese me vendet e rajonit.

Bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri po kalojnë ditë të vështira, këto janë paralajmëruar gjatë 2021-shin, por me sa duket këto problematika kanë rënë në vesh të shurdhët. Nëse del me humbje je i detyruar të shpallësh falimentin dhe të dalësh në rrugë. Do jenë të pritshme këto lloj protestash sepse bujqësia dhe blegtoria nuk janë më rentabël. Ata njerëz nuk duan të largohen nga toka, nga shtëpia dhe të shkojnë në emigracion. Sektori, në harkun e 30 viteve, nuk është bërë një mbështetje serioze në aspektin strategjik. Bujqësia dhe blegtoria nuk janë mbështetur denjësisht. Në një hark kohor 5-vjeçar skema kombëtare të shumëfishohet. Në jemi gati dhjetë fish më pak mbështetje në buxhet në krahasim me rajonin. Duhet një strategji për ta nxjerrë bujqësisë nga kjo bllokadë. Një strategji dhe një buxhet 5-vjeçar do ishte në dobi të bujqësisë. Farat dhe fidanët janë blerë me 10 për qind rritje. Nuk kemi politikë mbështetëse sa i takon drithrave. Jemi të varur nga rajoni, nga Serbia, nëse lëviz çmimi i misrit në Serbi, ndryshon këtu. E gjithë barra faturohet te konsumatorit që do të duhet të nxjerrë më shumë para nga xhepi i tij”, tha ai.

Resuli e konsideroi “Ballkanin e Hapur” një show dhe propagandë, pasi nuk sjell lehtësim real për biznesin, në një kohë që vendet janë pjesë e marrëveshjes CEFTA.

'Open Balkan' më shumë është show dhe propagandë se sa nevojë dhe lehtësim për biznesin dhe prodhuesit vendor. Ne jemi në marrëveshjen CEFTA që siguron të drejta të barabarta. Në janar jemi përballur me situata ku kamionët nuk janë pranuar nga shteti serb”, u shpreh Resuli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy