Inceneratorët, Zhabina: Hetimet e SPAK kanë qenë të zvarritura, ka hezitim për të shkuar më tej

Inceneratorët, Zhabina: Hetimet e SPAK kanë qenë të zvarritura, ka hezitim për të shkuar më tej

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se SPAK ka qenë i vonuar në hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, madje ka një lloj hezitimi nga kjo strukturë për tu thelluar më shumë

Duke vijuar shpjegimin e tij, Zhabina tha se hetimi i derimë tanishëm ka qenë jo i plotë dhe se SPAK nuk po vepron në kohë.

Mund të flas nga ana hetimit, çfarë ka bërë SPAK. SPAK tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit ka qenë i vonuar, kanë mbaruar pagesat e pastaj ka ndërhyrë SPAK. SPAK kishte mundësi të ndërhynte më parë në njëfarë mënyrë dhe duke shpëtuar disa para. Sa i përket veprimeve të fundit duke çuar dosjen në Gjykatë të zyrtarëve të përfshirë, është një hetim jo i plotë. SPAK ka të drejtën për të veçuar hetimin, por duke qenë se janë përfshirë të tre nuk duhen ndarë, duhet hetim më i thelluar dhe për persona të tjerë që duheshin çuar në gjyq. Nëse SPAK do të kishte prova dhe guximin për të regjistruar emra kontret, do ishte përballë afateve të caktuara kohore. Kur regjistron si vepër penale, hetimi zgjat 1-2-3 vjet.

I vetmi që mund ta zgjidhë këtë situatë është SPAK-u. Hetimet e  SPAK janë të zvarritura ka hezitim për të shkuar më tej, inceneratori i Tiranë nuk është nisur. SPAK nuk po vepron siç duhet dhe në kohë. Nuk e di çfarë po ndodh me inceneratorin e Tiranës, do presë SPAK 35 vjet për të hetuar, apo për të pushuar hetimet.

Më tej Zhabina tha se nuk beson se do të ketë arrestime të tjera për cështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.

Si me Elbasanin dhe me Fierin nuk do të shkojë më tepër se ish-ministri Koka dhe ish-deputeti Bllako. Dhe në nivel administrativ nuk mendoj se do të ketë të tjerë veç këtyre që janë arrestuar. Pritmëri e njerëzve janë të mëdha, dhe prandaj presioni është më i madh pasi prandaj u ngrit. Nuk shkon më tej përveç arrestimeve që janë bërë. Nëse SPAK do të regjistronte hetime me emra konkret do të ishte më efektiv. SPAK mund t’i jepte zgjedhje situatave.

Për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanin është mbyllur, për Tiranën nuk di ta them. Nuk e di pse Tirana mbahet kaq e fshehtë dhe kaq e rezervuar nga të tjerët, nuk di të them nëse zullumi është më i madh se ai i Fierit. Vetëm Prokuroria mund ta ndajë këtë çështje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy