Ukraina gati të nis kundërsulmin për të rimarrë territoret e pushtuara

Ukraina gati të nis kundërsulmin për të rimarrë territoret e pushtuara

Ukraina është gati të nisë ofensivën e saj të shumëpritur për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia, tha presidenti Vladimir Zelensky për Wall Street Journal. Ai nuk zbuloi datën e saktë, por tha se Kievi nuk mund të "presë më me muaj". 

"Ne besojmë fuqishëm se do të jemi të suksesshëm. Nuk e di sa kohë do të duhet, të jem i sinqertë mund të shkojë në shumë mënyra dhe krejtësisht të ndryshme. Por do ia dalim dhe jemi gati”, u shpreh ai.

Presidenti pranoi se pajisjet ushtarake dhe armët e furnizuara Ukrainës nga mbështetësit e saj perëndimorë ende nuk janë të mjaftueshme. “Ne do të donim të kishim disa gjëra, por nuk mund të presim për muaj të tërë,” tha ai.

Zelensky gjithashtu theksoi nevojën për mbrojtje ajrore më të fortë dhe pohoi se sistemet Patriot të prodhuara nga SHBA janë praktikisht të vetmet në botë të afta për t'iu kundërvënë disa llojeve të raketave ruse.

Ai pretendoi se Ukrainës do t'i duheshin deri në 50 Patriot për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme ajrore. Mungesa e një mbrojtjeje të tillë do të thotë "një numër i madh ushtarësh do të vdesin", gjatë ofensivës, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy