Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ditën e sotme teksa ka qenë në Kukës ka folur edhe për deklaratë që bëri ditën e djeshme Edi Rama nga Gjermani ku u shpreh se vonesat për integrimin e Shqipërisë janë probleme të BE-së.
Soreca tha se BE i ka të qarta kushtet dhe se Shqipëria ka plotësuar shumë kushte, por ka edhe shumë për të bërë që të arrijë në konferencën e parë ndërqeveritare.
“Si Shqipëria ashtu edhe autoritetet shqiptare janë shumë të qarta për të gjithë procesin që kemi përpara. Është bërë shumë e qartë se cilat janë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria duhet të përmbushë për të arritur konferencë e parë ndërqeveritare.
Shqipëria është vërtet shumë afër këtij procesi, ka ende punë për të bërë. Qeveria është në dijeni për të gjithë këtë proces. BE e ka shprehur qartë dëshirën për të filluar sa më shpejt me këtë çështje.Ne kemi vite që flasim me Shqipërinë dhe BE flet me Shqipërinë. Vendimi i marrë në Mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shumë kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër plotësimit të të gjitha prej tyre. Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese.
KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap i rëndësishem. Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti. Ju e dini qendrimin e BE për reformën zgjedhore. Ne kemi punuar për marrëveshjen dhe u përmbush kushti për administratën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijon punen pa konsesus dhe është e rëndesishme që të gjendet konsensusi mes palëve. Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, është shprehur Soreca.”



