
Papa Françesku ka marrë ditën e sotme dozën e dytë të vaksinës për mbrojtjen nga Covid-19.
Ashtu siç edhe është përcaktuar, Papa u vaksinua për herë të dytë 3 javë pas dozës së parë të vaksinës.
Papa Françesku e mori vaksinën në klinikën e ngritur në pallatin Paul Vl për të përfunduar këtë proces, bëjnë me dije autoritete të Vatikanit, shkruajnë mediat e huaja.
Kujtojmë se dozën e parë të cvaksionës, Papa Frabcesku e kamarë më 13 janar.
“Besoj se është etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve.
Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh Kreu i Kishës Katolike gati tre javë mnë parë.



