Çmimet e naftës bien në 223 lekë për litër, qytetarët sërisht sot në protestë

Çmimet e naftës bien në 223 lekë për litër, qytetarët sërisht sot në protestë

Për të dytën ditë radhazi çmimet e naftës në Shqipëri kanë pësuar një rënie. Një litër naftë tregtohet për 223 lekë në vend, nga 243 lekë një ditë më parë.

Kujtojmë që këtë të premte çmimet e naftës kanë zbritur në bursat ndërkombëtare në 109 dollarë për fuçi, ndërsa të enjten ishin 113 dollarë.

4 dollarë më pak nga e enjtja (113$). Uashingtoni bëri me dije dy ditë më parë ndalimin e importit të naftës nga Rusia, por OPEC qetësoi tregjet duke deklaruar se do të rrisë prodhimin.

Një protestë ka nisur prej dy ditësh në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, ku mijëra qytetarë kërkojnë uljen e çmimit të naftës. Protesta pritet të vijojë sot rreth orës 17:00, ndërsa nesër paradite do të ketë një marshim nga sheshi “Skënderbej”.

Në reagimin e saj qeveria njoftoi ngritjen një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. 

Nga sot vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:

Diezel                           223  lekë

Benzinë 95 oktan      223 leke

Benzinë 100 oktan    245 leke

Gazi nuk ndryshon

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy