Banorët e Rrjollit kundër resortit të “Gener 2”/ Muçi: Qytetarëve po ju grabitet prona nga oligarkët (VIDEO)

Banorët e Rrjollit kundër resortit të “Gener 2”/ Muçi: Qytetarëve po ju grabitet prona nga oligarkët (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi për protestën e banorëve të Rrjollit, kundër ndërtimit të resortit nga “Gener 2” në Velipojë, thotë se çështja është në gjykatë dhe ndërkohë punimet vijojnë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se qytetarëve po ju grabitet prona nga ana e oligarkëve, të cilët bëjnë marrëveshje me pushtetin, në dëm të tyre.

 

Sipas tij, banorët thonë se ne nuk duan të bëhen pronarë me zor, por se duhet pritur vendimi i gjykatës.

 

Tek shqiptarët është krijuar ideja që SPAK mund ti zgjidhë gjërat, çështja e banorëve të Rrjollit është e hershme, kreu i KKTU Edi Rama dha një leje zhvillimi për “Gener 2”, ndërsa banorët thonë se është pronë e tyre. Banorët thonë se Bashkim Ulaj i ka ulur në tavolinë për të rënë në ujdi për marrëveshjen. Pronarët legjitim do shkojnë me çmimet e tregut për zhvillimin e pronës së tyre dhe nëse nuk bien në ujdi, nuk do zhvillohet prona. Përderisa nuk bie dakord me banorët, Ulaj thotë e kam më lehtë me KKTU. 

 

Tani në shkurt pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. Ndërkohë që nuk është marrë vendimi nga gjykatat, aty punohet me fadroma. Ajo që kërkojnë banorët është zbatimi i ligjit. Ata thonë se ne nuk duam me zor të bëhemi pronarë. Le të dalë vendimi i gjykatës dhe nëse ne e kemi gabim, ne tërhiqemi. Kjo është padrejtësia që ju bëhet jo vetëm banorëve të këtij fshati, por shqiptarëve në 35 vjet. Çështja e pronës duhet zgjidhur, duhet ngritur një komision i posaçëm a ku di unë, që të zgjidhet kjo çështje një herë e mirë. 

 

Gjithmonë pronarëve të vegjël iu grabitet prona. Këtë problematikë e kemi hasur me banorët e bregdetit, me banorët e Thethit. Është një logjikë që nëse ti me këtë copë letër që as nuk e zhvillon dot pronën tënde, të ngelet vetëm të bashkëpunosh me këtë oligark. Biznesmeni merret me rregullat e shtetit, ndërsa oligarku merret vesh me pushtetin në dëm të qytetarëve. Banorët e ardhur aty, pakkush ishte në moshë të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy