Deklarata bombë e Shpëtim Idrizit: Nëse PD fiton 5 deputetë në Vlorë, iki nga politika

Deklarata bombë e Shpëtim Idrizit: Nëse PD fiton 5 deputetë në Vlorë, iki nga politika

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë Drejtësi, integrim dhe Unitet ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se do të japë dorëheqjen nga politika nëse në Vlorë, PD merr 5 deputetë.

Kujtojmë se në listën për deputetë në qarkun e Vlorës është dhe ish kolegu i Idrizit, Dashamir Tahiri, me të cilin kreun I PDIU-së ka patur disa replica të forta kohët e fundit.

Në emisionin të “Paekzposuarit” Idrizi u shpreh se është e turpshme ku në një qark ku ka prani të madhe të çamëve, PD të vërë të tretin në listë një njeri si Vangjel Dule.

“Dashamir Tahiri, mesa di unë është me Partinë Republikane në listën e PD. PD, në një qark ku ka prani të madhe të shqiptarëve te Çamërisë, vë të tretin Vangjel Dulen.

Dule ka fyer shqiptarët e Çamërisë, ndërsa Dash Tahirin e kam mbajtur me zor në parlament pasi donte të rrinte Vangjel Dulen.

Partia Demokratike e ka vënë Dashamir Tahirin në listë të 5-in në Vlorë, pra jo fitues. Kjo pasi PD asnjëherë nuk i merr 5 deputetë pa PDIU-në. Nëse PD do të marrë 5 deputetë në Vlorë, atëherë unë e them publikisht që jap dorëheqjen nga politika”, tha Idrizi.

Kjo deklaratë erdhi pas reagimit të kandidatit për deputet të PD-së Dashamir Tahiri, i cili tha se PD ka marrë edhe më parë 5 deputetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy