Korreshi: Veliaj e ka prerë biletën vetëm vajtje. SPAK-u e ka zënë lepurin në qerre (VIDEO)

Korreshi: Veliaj e ka prerë biletën vetëm vajtje. SPAK-u e ka zënë lepurin në qerre (VIDEO)

Deputeti i PD Saimir Korreshi tha në MCN Live se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj “e ka prerë biletën vetëm vajtje” në raport me drejtësinë.

Sipas deputetit prania e Erion Veliajt prej disa orësh në SPAK nuk mund të lidhet me një sqarim, por tregon për ecurinë e hetimeve. 

Drupal Ad

Mendoj se e ka prerë biletën vetëm vajtje. Mendoj se pak e vonuar, por kur thoshin pleqtë e parë, SPAK-u e ka zënë lepurin në qerre. Në SPAK thirresh edhe si deklarues, edhe pasi janë mbledhur një sërë provash. Kur thirresh në SPAK nuk thirresh si burrë i mirë, nuk të mbajnë 10 orë kur kanë diçka për të sqaruar dhe zgjidhur. Me gjithë këto denoncime, hyr 5D, del 6D, i implikuar te inceneratorët...”. 

Korreshi tha që hetimi pasuror e ka afatin e parashkrimit 20 vite, dhe sipas deputetit kjo çështje do ketë më shumë interes për t’u hetuar nga SPAK. 

Për hetimin pasuror e ka klasifikimin deri në 20 vjet. Edhe ILDKPI-ja të pyet edhe si e ka blerë shtëpinë mami apo babi. Merret si është rritur ekonomia familjare, mënyra si është përcjellë dhe çfarë jetese bën. E dimë të gjithë të rrish jashtë Shqipërisë përditë, merret jeta luksoze e çdo individi. Edhe te biznesi, si ka mundësi që lulëzojnë bizneset në momentin që është kryetar bashkie apo në pushtet. Ato lekët që u gjetën atje Cash, që janë gjetur 230 mijë euro. Bankat të gjenerojnë të gjitha lëvizjet që ke bërë. Pastrimi i parave ka një afat parashkrimi shumë të gjatë dhe kjo do jetë ajo që SPAK do ketë më shumë interes për të hetuar. Besoj që edhe asetet që vijnë nga grupet kriminale duhet të sekuestrohenDikur flitej për 10 për qindsha, flitej për 15 për qind, këta i marrin 100 për qind. Situata është dramatike, sepse perceptimi i publikut, derisa 75-80 për qind duan SPAK-un, do të thotë që kanë një perceptim po ashtu të korrupsionit në vend".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy