Joe Biden, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, është shumë afër shpalljes President i Amerikës. Aktualisht Biden ka 253 vota elektorale kundrejt 214 të Trump, por në Pensilvani, atje ku procesi i numërimit po shkon drejt fundit kandidati demokrat udhëheq sërish.
Duke parë që Pensilvania ka 20 vota elektorale kjo do të thotë se Biden mund të shpallet president shumë shpejt. Në orët e fundit të numërimit sipas ‘NYT’ Biden nga një avantazh prej 9 mijë votash ndaj Trump, që është presidenti aktual i SHBA-ve dhe që ka bërë një sërë akuzash për manipulim rezultatesh në disa shtete.
Jo vetëm kaq, por Biden është në avantazh edhe në disa shtete të tjera si Xhorxhia dhe Nevada, të cilat janë si pararojë e një fitoreje të sigurtë.
Ndërkohë vetëm pak çaste më parë Trump ka reaguar sërish në faqen zyrtare duke akuzuar se i kanë vjedhur votat.
“Kjo është ajo që dimë, ne duhet të themi sërish në bazë, në nivel shtetëror dhe të shohim sesi u krijua kjo rrëmujë. Guvernatori, Ujku dhe Gjykata e Lartë e shteteve shkelën në mënyrë flagrante Kushtetutën e SHBA.”
Në një vazhdim të postim të dytë ai theksoi se do të çonte çështjen në Gjykatën Supreme.
“Votat e ardhura me postë pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme,”- tha Trump, i cili e mbylli postimin duke thënë se “Philadelpiha përfaqëson një histori të kalbur në integruesin zgjedhor.”



