Sula: Nuk ka orientim të votës nga strukturat e PD-së. Qytetarët janë entuziastë (VIDEO)

Sula: Nuk ka orientim të votës nga strukturat e PD-së. Qytetarët janë entuziastë (VIDEO)

Lili Sula, kandidate për deputete në listën e hapur të PD-së tha në studion e MCN Live se nuk ka një orientim të votës nga strukturat e kësaj partie për kandidatë të posaçëm.

 

Drupal Ad

Strukturat janë bashkëpunuese. Kam dëgjuar në rrjete dhe biseda thashethemesh, por nuk kam ndjerë deri tani rekomandim ose orientim të votës. Jam gjithë ditës së terren do e kisha kapur këtë gjë.

Kandidati në listën e sigurt që është në zonat ku kandidoj unë është Klevis Blliu, kemi bashkëpunuar. Është pjesë e zonës 10 ku unë banoj. Është bashkëpunues. Puna në terren nuk është e lehtë se ke të bësh me njerëz nga më të ndryshëm. Ne jemi në opozitë dhe njerëzit na kërkojnë ta zgjidhim X gjë.

Biznesi i vogël është drejt mbylljes. Shoqëria është polarizuar me oligarkë dhe në shtresë të varfër. Qytetarët kanë një entuziazëm. Japin besimin dhe shpresën te PD.

Sula tha se në varrezat e Sharrës kanë hapur një parcelë të re, që është rrëzë grumbullit me plehra të inceneratorit dhe se të ndjerët prehen aty, mes mbeturinave.

Kam qenë në përcjelljen e një banori të Tiranës në Sharrë. U varros në prehjen e fundit, u pre rrëzë mali gjigand me plehrat e inceneratorit.

Shkoni në varrezat e Sharrës, quhet parcela e re e varrezave. Nuk e kam kuptuar dhe nuk e besoja. Toka që është hapur, dheu me të cilin do mbulohej ishte me mbeturina që kutërbonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy