
Politologu Ilir Kalemaj duke komentuar në edicionin e lajmeve në MCN TV përplasjet në KPA dhe mos largimin e Alfred Ballës, tha që kemi të bëjmë me elementët e një anarkie institucionale. Sipas Kalemajt Balla mund të dalë nga sistemi dhe ta kërkojë të drejtën në Gjykatën e Strasburgut, por s’mund të uzurpojë karrigen sikurse bëjnë ofiqarë të tjerë në Shqipëri.

"Duket një përplasje pa sens, sikurse është anarkia institucionale e Republikës së Bananeve që jemi kthyer. Kemi një vendim që ka të njëjtën ekuvialencë me ato të Gjykatës Kushtetuese, vendimi i KPA, që duket se i ka mbaruar mandati. Në momentin që merret vendimi që 15 vite ai s’do jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë, pavarësisht sa qëndrojnë pretendimet e zotërisë në fjalë në lidhje me procesin, atëherë automatikisht prezumohet se mandati i tij ka përfunduar. Çfarë bën zotëria në fjalë, z.Balla, mbledh Këshillin dhe do diskutojmë për vendmin e KPA-së nëse ka vlerë apo jo dhe nëse është automatikisht mbarim i mandatit tim, duke qenë se unë jam zgjedhur si jo magjistrat nga Kuvendi, apo nuk është. Pastaj ngrihet zëvendësi i tij dhe thotë ‘jo automatikisht është vendim final dhe merr formë të prerë’. Mendohet se ai do jetë personi që do ta zëvendësojë z.Balla në krye të Këshillit të Prokurorëve, që është në një farë mënyre gjykata e prokurorëve të Shqipërisë. Kjo është një nga elementët e asaj që quhet anarshi institucionale dhe që reflektohet edhe në rastin konkret. Zotëria u pushua nga puna nga ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Zagnjori, nuk ka të bëjë me postin që ka. Në krye të KLP atij i ka mbaruar mandati. Nuk e kuptoj cilat janë pretendimet e zotërisë, që të qëndrojë anëtar i KLP për 6 muaj apo një vit?! Vendimi KPA merr vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E vetmja shkallë apelimi është që ta çojë në Strasburg. Mund ta çosh, por duhet të dalësh njëherë nga sistemi, siç bëri prokurorja Antoneta Sevdari. Të njëjtën gjë mund të bëjë Z.Balla, por jo duke uzurpuar karrigen siç është një karakteristikë e ofiqarëve shqiptarë”.
I pyetur mbi mundësinë që Argita Malltezi të zëvendësojë Berishën në krye të PD-së së Rithemelimit, Kalemaj tha:
"Deklaratat e znj.Malltezi janë kushtëzuese. Në çdo deklaratë që ajo bën, është do më detyroni të kandidoj, duke nënkuptuar pozicionin e kryetarit të partisë. Mënyra kushtëzuese, thotë që unë s’dua të hyj në politikë, por po detyrohem. Kush po e detyron, qeveria, opozita, SPAK-u, apo SHBA-të? Nuk mendoj se është mënyra e duhur për të artikuluar, edhe pse shembuj ka plot që kanë ndjekur rrugët e baballarëve. A janë parakushtet që znj.Malltezi ta bëjë më të madhe PD-në? Deri tani s’kemi dëgjuar ndonjë program. Për sa kohë s’kemi dëgjuar një artikulim politik të një program, që PD po rrudhet, unë kam këtë platformë, por i vetmi artikulimi është që kujt i adresohet. Unë hyj në politikë për çfarë, për revansh ndaj SPAK-ut, Bashës, SHBA-së, Ramës, apo të gjithëve?! Kjo mbetet për t’u sqaruar. Vuajmë nga mungesa e demokratizimit të partive politike në përgjithësi. Nëse hapet elementi i garës, fraksioneve…”
Lidhur me mesazhet e Ramës nga Himara, Kalemaj tha se u la të nënkuptohej që Tavo do jetë kandidati i PS për bashkinë, dhe efektivisht konsiderohet kryetari në detyrë për këtë bashki, që duhet të merret me çështjet e pronësisë.
"Ndërkohë që opozita merret me problemet që ka mes veti, dhe është e paqartë me strategjinë e saj politike, z.Rama ka kohë që i ka ndezur motorët elektoralë, ai vet dhe PS organizon takime në diasporë, shpërndan certifikata, legalizime. Shkon në Himarë dhe përzgjedh një kundërshtar publik, për të thënë që unë edhe kundërshtarëve u jap certifikata pronësie, dhe nuk është e vërtetë që ca oligarkë qeveria do t’i ndihmoj duke u marr pronave vendalinjve.
Dha disa mesazhe për audiencën e brendshme dhe të jashtme, për elektoratin. Në artikulimin e tij z.Rama e bëri të qartë që z.Tavo është prefekti i Vlorës nominalisht, por efektivisht është kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, me një tagër të vetëm që të zgjidhë problemet e pronësisë në nivel lokal për Himarën, duke nënkuptuar që do jetë edhe kandidati i PS për krybashkiak. I jepet mesazh edhe Athinës që minoritarët luajalë janë me mua dhe cështja Beleri është vetëm një furtunë në gotë”.



