Tirana u mposht, Starova: Nuk kanë mobilizim të madh, janë të justifikuar

Tirana u mposht, Starova: Nuk kanë mobilizim të madh, janë të justifikuar

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në emisionin "Skaner" në MCN TV ka komentuar humbjen e Tiranës në transfertën e Laçit.

Sipas tij, te bardheblutë nuk ka ndonjë motivim të madh, për shkak të diferencës që kanë në krye të renditjes. Starova deklaroi se humbjet e fundit, nuk ia humbasin shkëlqimin Tiranës.

Futbolli në rastin e Tiranës, na tregon se duhet një përqendrim i madh për të përballuar çdo kundërshtar. Fakti që janë shkëputur shumë, i justifikon, sepse ndonjë mobilizim të madh nuk ka. Laçi fitoi me meritë, por edhe Tirana kishte raste për shënim.

Kjo është situata, që tregon pse Tirana nuk ka vazhdimësinë. Me vazhdimësinë që kishte, bëri që të ketë këtë shkëputke. Megjithatë kjo nuk ia ul shkëlqimin, pasi kanë ardhur me meritë deri këtu. Laçi kishte mobilizim dhe ia doli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy