Thaçi për Kurtin: Ka qenë i zemëruar kur u shpall pavarësia, jam i gatshëm ta përfshijë në dialog

Thaçi për Kurtin: Ka qenë i zemëruar kur u shpall pavarësia, jam i gatshëm ta përfshijë në dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit.

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe “ta përfshijë edhe në këtë proces”.

“Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve. E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë. Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Më tek kreu i shtetit të Kosovës theksoi se pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Dhe sipas tij ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve.

Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë. Albin Kurti ka qenë i zemëruar kur janë bërë bombardimet e NATO-s, ka qenë  i zemëruar kur është shpallur pavarësia dhe unë dua t’ia largoj atë zemërim”, tha presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy