
Presidenti i SHBA Donald Trump ka insistuar se ai ka një "marrëdhënie vërtet shumë të mirë" me kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi e priti atë në Shtëpinë e Bardhë.
Trump e quajti atë një "grua të jashtëzakonshme" kur ajo nisi një vizitë zyrtare drejtë Washingtonit për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranit dhe për të shmangur një luftë tregtare midis SHBA-ve dhe Europës.
Vitin e kaluar, në udhëtimin e saj të parë në Shtëpinë e Bardhë kur Trump mori detyrën si president i SHBA, pati një moment të vështirë kur ai rrefuzoi ofertën e saj për një shtrëngim duarsh.
Por të premten ai e priti ngrohtë kancelaren shtrëngoi duart, pasi e mirëpriti atë me një puthje të faqe, raporton BBC.
Përpara një konference shtypi me të ftuarën e tij në Zyrën Ovale, Trump tha: "Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Dhe në të vërtetë ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer që nga fillimi. Por disa njerëz nuk e kuptonin këtë, por ne e kuptojmë dhe kjo është ajo që është e rëndësishme".
Vizita e kancelares gjermane tashmë është lënë në hije nga një festim tre-ditor i "fraternite" midis Donald Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron këtë javë.
Por Jenny Hill gazetari i BBC në Berlin deklaroi se Angela Merkel nuk ka pasur kurrë shumë gjëra të përbashkëta me Donald Trump.
Megjithatë kancelarja shpreson të bindë Trump që të mos shkatërrojë paktin bërthamor të vitit 2015 me Iranin, të cilin Gjermania së bashku me SHBA, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën dhe Rusinë ndihmuan në këtë marrëveshje duke i vënë vulën.
Presidenti amerikan ka kërkuar një rishikim të marrëveshjes për të kufizuar programin e raketave balistike të Iranit dhe sferën e saj të ndikimit në Lindjen e Mesme, e cila ka alarmuar aleatin e Amerikës, Izraelin.
Gjatë vizitës së tij, edhe presidenti francez gjithashtu loboi tek Trump për të ruajtur marrëveshjen e Iranit.
Megjithatë marrëdhënia e saj me shefin e Shtëpisë së Bardhë nuk është siç ishte me paraardhësin e tij Barak Obama, i cili ishte një zë i fuqishëm që e nxiste kancelaren të kandidonte për një mandat të katërt.



