Financimi i partive në zgjedhje/ Spahiu: Nuk mund të financohet një parti që nuk merr vota, të vendosen gjoba maksimale

Financimi i partive në zgjedhje/ Spahiu: Nuk mund të financohet një parti që nuk merr vota, të vendosen gjoba maksimale

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore ka përfunduar hartimin e një projektligji për financimin e partive politike.

 

Për këtë çështje, në “MCN Informacion”, Ekrem Spahiu, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, u shpreh se nuk mund të financohet një parti që nuk merr vota dhe se shkeljet duhet të ndëshkohen me gjoba maksimale.

 

Ekziston një detyrim ligjor për të deklaruar të gjitha shpenzimet financiare të një fushate elektorale, përfshirë edhe fondet që vijnë nga buxheti i shtetit. 

Nëse ky detyrim nuk përmbushet, atëherë imagjinoni çfarë ndodh me burime të tjera financimi. 

 

Ai theksoi se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, sipas tij, gara nuk ka qenë mes partive politike, por mes opozitës dhe një strukture shtetërore të përfshirë në fushatë.

 

Ne nuk jemi përballur vetëm me një parti, por me një strukturë që ka zaptuar institucionet e shtetit. 

Kemi konkurruar me shtetin shqiptar, i cili në mënyrë të paligjshme dhe abuzive ka vënë në dispozicion fonde për fushatën, jo vetëm ato zyrtare, por edhe burime të tjera. 

Nuk ka as logjikë, as moral dhe as drejtësi financiare që një parti që nuk ka mbështetje reale të përfitojë mandate.

Partitë formale që regjistrohen vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje, pa pasur mbështetje dhe pa përmbushur detyrime ndaj elektoratit, në fund “nxirren nga tregu”.

Nëse një parti nuk merr vota, nuk ka pse të financohet. Duhet vendosur gjoba maksimale për shkeljet, në mënyrë që të mos kenë mundësi t’i shmangin ato. 

Përndryshe, krijohen hapësira për financime të paligjshme, përfshirë edhe para që mund të vijnë nga trafiku i drogës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy