Avokati Idajet Beqiri, për inkriminimin e Policisë së Shtetit, ku mes të arrestuarve është Erzen Breçani ish zv.drejtori i policisë Tiranë dhe Dedan Gjoni i cili drejtonte komisariatin nr.6 në kryeqytet si të lidhur me bandat, thotë se përgjimet e përdorura nga SPAK, janë janë biseda telefonike që janë bërë nëpërmjet aplikacionit Sky ECC.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ky aplikacion është i veçantë sepse bisedat nuk zbulohen dot kollaj dhe për këtë arsye janë përdorur nga organizatat e fuqishme kriminale dhe këta që bashkëpunojnë me krimin dhe kishin ndikim të madh në krim, e kanë përdorur dhe e përdorin Sky.
Beqiri shprehet se cilido që e ka përdorur edhe nga institucionet ligjzbatuese po hetohen se pse e përdorin këtë aplikacion, se përdorimi i saj tregon se ke diçka që fsheh, ndaj edhe policia nuk duhet të futet në këto aplikacione.
Ai deklaroi se aplikacioni është zbërthyer në Francë, për interesat e veta, pasi dëmet nuk i vijnë vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë dhe se Franca ndihmon veten, por edhe ne.
Prova janë edhe përgjimet ambientale që bëhen. Nuk është e thënë me vendim gjykate. Ne kemi parë që dhe emisione investigative që nuk kanë të drejtë, por kur është i dukshëm krimi, nuk pritet vendimi i gjykatës.
Me praktika të tilla përgjimesh, që bëjnë edhe individët jo më prokuroria, 90% i kemi konsideruar dhe i kemi në burg.
Të gjitha grupet e strukturuara kriminale që merren në vend, ne i kemi vetëm me përgjime telefonike dhe ato janë konsideruar prova dhe janë dënuar.
Dyshimi është i arsyeshëm se të ndalosh dikë nuk mund ta ndalosh nëse nuk i ke përcaktuar veprat penale që ka kryer.
Në vend krimi ka sunduar dhe ne kemi kohë që krimin e kemi brenda vetes, fara është mbjellë. Nuk është kollaj të shkulësh rrënjët, por edhe farën e krimit se edhe forcat politike i kanë brenda.
Në Forcat e Armatosura, polici, ata që dinë të vjedhin vota, për të trembur dhe bërë akte terroriste, i kanë brenda në strukturat e veta, madje janë futur edhe brenda në parlament elementë të kësaj natyre.
Duke u ndryshuar kupola e Policisë së Shtetit vihen në shërbim të njërit apo tjetrit, në varësi të partisë. SPAK është në rrugë të mbarë dhe i profilizuar mirë.
Kuptohet se jo të gjithë janë të këtij niveli, por një pjesë e mirë e tyre janë nga më të mirët, por një pjesë e tyre janë të politizuar dhe po e nxjerrin veten. Policinë e Shtetit nuk mund ta njollosim të gjithën.
Nëse vijnë 10 milionë turistë në një vend, vijnë se ka siguri dhe Policia e Shtetit ka një rritje të shkëlqyer, jo vetëm si trup, por edhe nga pikëpamja logjistike, është fuqizuar shumë.
Natyrisht ka dhe elementë që hiq uniformën dhe bëj drogë bashkë me kriminelët.
Sa i takon transaksioneve të të inkriminuarve dhe si ndiqen ato, avokati deklaroi se aktualisht ka ligje por se nuk zbatohen, dhe nuk janë të bëra në mënyrë të tillë që të jenë efektive dhe jo thjesht dhe vetëm slogane që të lexohen.
Duhet të ndjekësh paranë. Në vend në mbi 30 vjet, ke blerë një makinë që kushton 500 mijë euro, të provohet me çfarë e blen, të verifikojmë të ardhurat.
Vetingu në polici, ka filluar, dhe duhet bërë nga më i vogli drejtor drejtorie. Me pak goditje që janë bërë shikojmë.
Bie fjala u godit Jamarbër Malltezi dhe 15-16 pasuritë e tij u sekuestruan, nëse nuk justifikohen me çfarë i ka bërë do i kalojnë buxhetit.
E njëjta gjë duhet bërë për çdo pasuri që kanë vënë njerëzit në këtë vend, qoftë edhe për kriminelët e vendit, edhe ata me skafe, që kanë vënë pasurinë dhe janë bërë avokat.
Duke qenë se kishte njerëz të pandëshkueshëm që e bënin krimin dhe nuk e prekje dot, ndër ta dhe Erzen Breçani, se ishte truproja i Sali Berishës.
Madje po t'i afroheshe të bënte gjëmën, siç bëri atë që grushtoi Sali Berishën dhe në vend që ta dorëzonte në polici, e çoi te zyrat e partisë.
Këtu në këtë vend pandëshkueshmëria ra, që u godit një ish-President, ish-Kryeministër, ish-zv.ministër, ish-ministra, ish-kryebashkiakë. Është fillimi punës.
Nuk e kemi bërë ndonjëherë pastrimin e policisë, ne i kemi pasur policët. Edhe policia e Saliut, edhe e këtyre, ka brenda tyre frymëzues të krimit, stimulojnë kriminelët dhe iu thotë parcela ime e drogës është atje.
Apo sa të fillosh aksionin, të informon që po vjen dhe merr masa.
Brenda radhëve të policisë ka dhe elementë të kësaj natyre, pro fakti që sot kemi nga ata që po futen në burg dhe po shkarkohen nga detyra e quaj gjë të mirë, siç quaj gjë të mirë dhe që ata që ishin zyrtarë të lartë sot po gjykohen.
Trupa e policisë ka nevojë për reformë të thellë në kupolën e saj, e deri më poshtë. Njëlloj si ata prokurorët dhe gjyqtarët tanë.
Ka ardhur koha që t’i lihet vendi të tjera trupave policore, për ata që nuk duan t’ia dinë për partitë.



