Në përditësimin e saj më ë fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i viktimave të koronavirusit në Shqipëri është 20 persona.
Drejtoresha e Institutit te Shëndetit Publik, Albana Fico tha se mbrëmjen e djeshme është regjistruar një tjetër rast me koronavirus. Në qytetin e Shkodrës, një 80-vjeçare mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe humbi jetën mbrëmë vonë. Pas testimit, ajo ka rezultuar positive me COVID 19.
“Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme afër mesnatës një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 Prill në spital. 80-vjeçarja u izolua si e dyshuar me COVID dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet e duhura. E moshuara ishte vendosur menjëherë në terapi intensive. Në mbrëmje ka dalë përgjigjia e analizave, pozitive me COVID-19. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës e moshuara ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerës.”, njofton Ministria e Shëndetësisë.



