SHBA, policia po heton vdekjen e bankierit anti-Putin

SHBA, policia po heton vdekjen e bankierit anti-Putin

Policia amerikane e Uashingtonit po heton vdekjen e Dan Rapoport, një biznesmen letonezo-amerikan i cili më parë ka punuar në Moskë dhe ka qenë shumë kritik ndaj Vladimir Putinit.

Të dielën e lënë pas, bankieri i investimeve u gjet i vdekur përpara një ndërtese elegante në qendër të Uashingtonit nga policia, e cila ishte njoftuar nga dëshmitarët që kishin parë një burrë të hidhej nga dritarja.

Rapoport i’u gjetën në posedim të 2620 dollarëve cash, një patentë shoferi në Florida dhe një celular të dëmtuar.

Duke pasur parasysh qëndrimin e tij anti-Putin, kritikat e tij të fundit për luftën në Ukrainë, ku ai ishte zhvendosur për të jetuar prej disa vitesh dhe mbështetjen që ai i ka dhënë disidentit rus Alex Navalny që nga viti 2010, vdekja e Rapoport në këto rrethana misterioze po ngjall interes dhe dyshime, edhe policia lokale deri më tani thotë se nuk ka prova që të sugjerojnë se bëhet fjalë për një vrasje.

Por gruaja e tij, Alyona, thotë se nuk e beson tezën e vetëvrasjes.

Nuk kishte asnjë shënim, asnjë vetëvrasje. Dan na nxori nga Kievi dhe më pas u kthye për të ndihmuar vendin tim, duhej të takoheshim sërish në SHBA.

Kështu deklaroi gruaja e tij ukrainase, e cila në një postim të mëvonshëm në Facebook u shpreh se ajo dhe vajza e saj kërkojnë të respektohet privatësia, ndërsa po përballen me një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

I lindur 52 vite më parë në Riga, kur Letonia ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik, Rapoport kishte punuar në institucione të ndryshme financiare ruse në vitet 1990 dhe 2000 përpara se të hapte dhomën e famshme Soho në Moskë në vitin 2007.

Më pas ai u largua nga Rusia në qershor të vitit 2012 dhe jetoi për disa vite në Uashington.

Në vitin 2017 ia shiti shtëpinë Ivanka Trump dhe Jared Kushner për 5.5 milionë dollarë kur çifti u transferua në kryeqytet për të punuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e asaj kohe, Donald Trump.

Duke u zhvendosur në Kiev në vitin 2016, Rapoport citohej rregullisht nga mediat ukrainase për ankesat e tij ndaj Kremlinit pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Bill Browder, një biznesmen dhe kritik i fortë i Putinit, shkroi në Twitter se vdekja e Rapoport është “lajm tronditës” dhe e quan atë “një nga bankierët e parë të Moskës që mbështet publikisht Navalny”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy