Baret e restorantet në Tiranë po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Pagat pak më të larta që ofron jugu në këtë sezon turistik, ka bërë që disa të punësohen në shërbime të ndryshme. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe punëtorë të huaj që janë bërë pjesë e stafeve në bare e restorante.



