Beteja për HEC-in në Thirrë të Mirditës/ Denoncimi i banorëve: Punimet vijojnë dhe pas pezullimit nga Bashkia

Beteja për HEC-in në Thirrë të Mirditës/ Denoncimi i banorëve: Punimet vijojnë dhe pas pezullimit nga Bashkia

Punimet për ndërtimit e HEC-it në Thirrë të Mirditës vijojnë, pavarësisht vendimin të bashkisë për pezullimin e tyre me një afat 60 ditor, për shkak të mungesës së dokumentacionit të kompanisë.

Denoncimi është bërë nga banoret të cilët u rikthyen në terren dhe punëtor e mjete të rënda u gjetën në punë, ndërsa nuk munguan as përplasjet dhe debatet mes tyre.

Banorët e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë të cilët preken nga ky projekt thonë se kompania po punon në kundërshtim me ligjin, duke kryer një masakër mjedisore në këtë zonë, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk veprojnë, pavarësisht ankesave dhe denoncimeve të tyre të vazhdueshme.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Mirditë që të marrë masa për zbatimin e vendimit të saj për pezullimin e punimeve si dhe paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit.

Punimet për ndërtimin e HEC-it në Fan të Mirditës u pezulluan me 28 shkurt nga Bashkia Mirditë e cila gjobiti kompaninë me 300 mijë lekë, për shkak të mangësive në dokumentacion.

Ndërkohë leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë më 20 qershor 2018, ndërsa beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy