Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas një ndjekjeje spektakolare në rrugët e qytetit Prodenone. Tre të rinjtë me origjinë shqiptare u ndoqën nga policia teksa qarkullonin me shpejtësi të lartë, ndërsa policia ngriti postbllok mbi një urë.
Tre shqiptarët që udhëtonin me një Audi A6, u hodhën në ujë nga ura për t’i shpëtuar kapjes.
Dy prej tyre u arrestuan menjëherë pasi nuk mundën të notonin gjatë, për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa i treti u arrestua në pyll.
Makina luksoze ishte raportuar e vjedhur në Treviso. Ky nuk ishte rasti i parë për policinë, shkruan “Il Mesagiero”. Ndjekja ndaj shqiptarëve zgjati përreth dy orë, raportojnë mediat italiane.
Shqiptarët e arrestuar dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.



