28 gra padisin produktet Olaplex: Shkaktojnë rënie të flokëve

28 gra padisin produktet Olaplex: Shkaktojnë rënie të flokëve

Kompania e njohur e kujdesit të flokëve, Olaplex, është paditur nga 28 gra që pretendojnë se produktet e saj shkaktojnë rënie të flokëve, puçrra dhe kushte të tjera.

Gama e Olaplex përfshin shampo dhe trajtime që pretendojnë se "rinovojnë flokwt e dobwt" në mënyrë të sigurt.

Por padia thotë se Olaplex përdor kimikate të dëmshme që i lë flokët dhe kokën e grave në një gjendje më të keqe.

Nga ana e saj Olaplex ka lëshuar rezultatet e testit që thotë se tregojnë se produktet janë të sigurta.

Një grua me flokë të hollë

Ne jemi të përgatitur të mbrojmë me forcë kompaninë tonë, markën tonë dhe produktet tona kundër këtyre akuzave të pabaza”, thuhet në një deklaratë në Instagram.

Olaplex nuk ka tërhequr asnjë nga produktet e saj në vazhdën e padisë. E lançuar në Kaliforni në vitin 2014, Olaplex pretendon se produktet e saj, duke përdorur kiminë e patentuar, janë vërtetuar shkencërisht se rikthen flokët e dëmtuar.

Shitet veçanërisht për njerëzit që zbardhin flokët e tyre dhe ndërsa është gjerësisht i disponueshëm për publikun, disa produkte u shiten vetëm profesionistëve të trajnuar të flokëve.

Në shumë sallone anembanë botës ofrohet me një çmim shtesë si trajtim për ata që i lyejnë flokët. Kompania ka pasur sukses të madh dhe është mbështetur nga të famshëm, duke përfshirë Kim Kardashian dhe Drew Barrymore.

Disa foto të paditësve tregojnë njolla tullace që ato pretendojnë se janë shkaktuar nga Olaplex. Paditësit po kërkojnë kolektivisht 75,000 dollarë (62,200 £) si dëmshpërblim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy