"Të dyja palët janë të trembura dhe duan që me ujdinë mes tyre, t’i shpëtojnë ndëshkimit…"

"Të dyja palët janë të trembura dhe duan që me ujdinë mes tyre, t’i shpëtojnë ndëshkimit…"

Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha është një ndër më të komentuarat kohët e fundit.

Edhe avokati Spartak Ngjela vazhdimit e ka komentuar marrëveshjen e arritur/ Këtë herë me anë të një statusi në “Facebook’, Ngjela shkruan se të dy krahët politikë janë të rrezikuar.

Statusi i plotë

Janë të trembura te dyja palët dhe duan që me ujdinë mes tyre, t’i shpëtojnë ndëshkimit…
Kështu më shkruajnë shumë individë që i ka mërzitur marrëveshja për krijimin e një qeverie të përbashkët PS-PD
Deri diku kanë të drejtë, Sepse Rama nuk i refuzoi asnjë propozim Bashës edhe pse fjala ishte për njerëz jashtë politikës: propozimet ishin fanatikë injorantë të Saliut.
Ky është shqetësimi i njerëzve….
Por si është e vërteta:

l.
Nuk duhet të ketë shqetësim. Reformën nuk e ndalon dot askush – qoftë ky dhe kryeministër, e jo më ministër teknik.
Që ta provojmë këtë duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve:

Kush rrezikohet nga klasa politike e korruptuar, të gjithë apo disa?
Rrezikohen që të gjithë sepse kanë përfituar vlera materiale duke qenë vetë të pakontrolluar. Realisht këta nuk e kanë ditur se mund të vinte një ditë si kjo kur interesi amerikan dhe gjerman, intetesi i të gjithë Perëndimit do të ishte i përqëndruar në krijimin e një shteti shqiptar institucional, të drejtë dhe pa korrupsion.

Përderisa rrezikohen të dy krahët e politikës, bashkimi i tyre i fshehtë, a mund ta bllokojë realizimin e Reformës?
Jo, fare! Nuk i bën dot asgjë. Politika amerikane, pasi ka miratuar kushtetutën e re shqiptare, e ka gjetur metodën e vet: me kërcënim direkt për denoncimin botërisht të të gjitha aferave korruptive që ka bërë hierarkia e lartë shtetërore e korrupsionit shqiptar.

Po ku e kemi parë më qartë metodën shtrënguese me fakte kundër hierarkisë së lartë shtetërorë të korrupsionit shqiptar?

Ishte Hoyt Brian Yee, zyrtar i lartë politik i Departamentit të Shtetit Amerikën i cili e vuri në zbatim metodën e trysnisë së publikimit të krimeve të hierarkisë politike aktuale në Tiranë. Në fakt, ishte kjo metodë që i futi palët e korruptuara kokëulur në votimin e vetingut.

Por, sipas kësaj i bie që këta hierarkë të lartë të korrupsionit shqiptar të votojnë ndëshkimin e tyre – a nuk duket si absurde kjo?
Jo, nuk është absurde, sepse interesi individual vepron me zgjedhjen midis dy të këqiave: ai është i detyruar të zgjedhë të keqen më të vogël midis dy të këqiave. Votimi i ndëshkimit, në këtë rast, është e keqe më e vogël nga ajo që i paraqet politika amerikane me trysni: njëlloj si rasti i fundit i përdorur nga Brian Yee.

Sipas kësaj duket se, edhe institucionalizimi demokratik i Shqipërisë, edhe ndëshkimi i korrupsionit është një gjë e sigurt: apo Jo? A është gjë e sigurt?
Po, kjo tani është një gjë e sigurt. Nuk ka asnjë dyshim më. Është raporti midis të keqes më të vogël në rastin e dy të këqiave. Si mendoni ju: hierarkia e lartë e korrupsionit shtetëror shqiptar, do të zgjedhë të keqen më të madhe midis dy të këqiave?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy