Legalizimi i kanabisit, Tomorri: Nuk shoh asnjë përfitim ekonomik, prodhon vetëm krim dhe varfëri

Legalizimi i kanabisit, Tomorri: Nuk shoh asnjë përfitim ekonomik, prodhon vetëm krim dhe varfëri

Gazetari Klodian Tomorri në MCN Economy ka komentuar lidhur me projektligjin për legalizimin e kanabisit për të cilin u shpreh se nuk sheh asnjë përfitim ekonomik. Ai tha se nuk mund të rritet mirëqenia e shoqërisë nga rritja e kanabisit por që sipas tij qeveria po mundohet të krijojë debat për interesat e saj. Tomorri tha se kjo nismë ka më shumë risqe se përfitime dhe se ajo që prodhon është krimi dhe varfëria.

Për pjesën e efekteve mjekësore nuk marr përsipër ti hyjë asaj, porsa i përket asaj që a duhet legalizuar apo jo, në momentin kur mjekët na thonë jo, nuk besoj se ka shumë vend për debat. Është hedhur një argument për legalizimin e kanabisit si mundësi që gjeneron të ardhura, por a dini ju ndonjë vend që është pasuruar duke mbjell kanabis, nëse do ishte kaq e thjeshtë s’do i kishte ardhur radha Shqipërisë do e kishin bërë vende të tjera që kanë dhe kontroll më të fortë dhe nëse do kishte lindur kjo nevojë do e bënin ata jo Shqipëria. Kjo është një aventurë që qeveria e hedh si ide për konsum publik, për interesat e saj por nuk shoh asnjë përfitim domethënës ekonomik në këtë projekt, ashtu sikurse nuk ka për ato vende që kanë industri droge të gjerë.

Më tej ai theksoi se përgjithësisht vendet që tentojnë të krijojnë ekonomi përmes drogës, prodhojnë krim dhe varfëri masive dhe se janë një grup i ngushtë kriminelësh që pasurohen dhe të tjerët varfërohen.

Nuk shoh asnjë përfitim ekonomik nga legalizimi i kanabisit. Nëse nuk kufizohet si sipërfaqe nuk e justifikon dot më që po e bën për mjekësi sepse po mbolle gjithë Shqipërinë i bie të furnizosh botën. Unë e theksoj sërish se rasti i Maqedonisë që dhe ata e nisën me eufori por e tregoi se përfitimet ekonomike janë totalisht të papërfillshme madje shkaktojnë kosto, ka dështuar si projekt dhe nuk ka prodhuar atë efekt ekonomik që ajo priste dhe kanë dalë dhe fakte që ata persona që kanë hyrë në atë industri janë persona që nuk kanë një begraund të pastër. Në këtë pikë ky është një projekt ku Shqipëria ka më shumë risqe sesa përfitime dhe e theksoj kur se bëjnë vende të tjera që kanë infrastrukturë më të mirë, shtet më të fortë. Pastaj nëse ti do bësh industri masive apo do lejosh konsum të lirë të kanabisit në popullatë ky është debat tjetër dhe këtu nuk flitet më për përfitime ekonomike sepse nëse ti e hap tregun atëherë çmimi i asaj do bjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy