Njerëzit marrin gjëra të çuditshme në avion dhe kjo nuk është asgjë e re.
Një valixhe e kaluar në skanerin e JFK në Orlando, Florida, më 16 nëntor sigurisht që përmbante diçka të çuditshme. Ndërsa kalonte në aparatin me rreze X, zyrtarët e TSA mund të shihnin disa shishe, gota vere dhe një skicë në përmasa reale të një maceje.
Doli që në fakt ajo nuk ishte një skicë, por ishte një mace e gjallë. Oficerët që panë imazhin dhe më pas hapën valixhen, u tronditën, tha zëdhënësja e TSA Lisa Farbstein për CNN.
Pavarësisht se ata merren çdo ditë me çdo gjë, nga armët e zjarrit të paautorizuara deri te salca e paligjshme e boronicës së kuqe, "Është e rrallë të zbulosh një kafshë të gjallë në një çantë të kontrolluar," tha ajo.
Fatmirësisht, macja nuk u përpoq të ikte kur hapën valixhen.
Pasagjeri, i cili po udhëtonte në Delta Air Lines, u afrua për të se "nuk ishte macja e tij -- ajo i përkiste dikujt tjetër në shtëpi," tha Farbstein.
Ai tha se macja duhet të kishte hyrë në valixhe pa u parë nga askush. Macja, e quajtur Smells, dukej e pashqetësuar, sipas New York Post.
Ndërkohë Farbstein këshilloi udhëtarët që udhëtonin me kafshë që t’i vendosnin ato në mbajtëset e kafshëve dhe para se të niseshin për udhëtime të kontrollonin bagazhet e tyre mos “gabimisht” kishte hyrë ndonjë kafshë në to.



