Prej një jave pa ujë, banorët e një pallati në Tiranë: Me pagesat jemi në rregull (VIDEO)

Prej një jave pa ujë, banorët e një pallati në Tiranë: Me pagesat jemi në rregull (VIDEO)

Banorët e një pallati në rrugën “Joklin Presi” në Tiranë kanë dalë në një protestë duke kërkuar ujë 24 orë, pasi sipas tyre uji nga UKT vjen vetëm 2 orë në ditë dhe nuk është i mjaftueshëm për nevojat e tyre.

Një banore e pallatit tha për MCN se prej një jave nuk kanë ujë në shtëpi pasi UKT dërgon ujin vetëm 2 orë në ditë. Ajo tregoi se më parë pallati kishte pusin e vetë, por në një analizë të ujit nga ISHP ai rezultoi i papërdorshëm dhe për këtë arsye UKT vendosi ujësjellësin e saj dhe mbylli pusin.

 “Prej një jave nuk kemi ujë. Pse na e prenë pusin se ne ishim mirë, tani që vjen linja nuk kemi ujë. Ku të vete të mbush ujë. Kthehem në shtëpi nuk ka ujë, vjen në 10 të darkës. Është vendosur linja e UKT-së dhe ne nuk kemi ujë. Kishim në rregull pusin pse na ndërhynë.  Me pagesat jemi në rregull, nuk kemi pasur probleme.”, u shpreh banorja.

Ndërkohë sipas administratorit të pallatit, përgjegjësia kryesore e këtij problemi është pasi ndërtuesit nuk kishin planifikuar vendosjen e një ujëmbledhësi dhe tashmë për këtë nuk ka hapësirë.

“Ky pallat është bërë që në 2007 dhe ndërtuesi është përgjegjësi kryesor. Nuk është bërë një depo uji dhe unë kam investuar që të hiqej depoja e llamarinës dhe u vendosën plastike. Tani nuk ka ujëmbledhës që të mbajë ujin e UKT-së dhe ne nuk kemi ujë 24 orë ai vjen me orare. Ne duam o ujë rrjeti, ose ujë pusi. Ata thanë që uji I pusit nuk është I pijshëm dhe ndaj vendosën ujin e rrjetit por ai nuk përballon nevojat e banorëve sepse vjen vetëm 2 orë.”, u shpreh administratori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy