Pensionet me Italinë, Xhani: Nëse marrëveshja hynë në fuqi në 2024 përfitojnë  direkt 1500 shqiptarë dhe 4 mijë italianë

Pensionet me Italinë, Xhani: Nëse marrëveshja hynë në fuqi në 2024 përfitojnë direkt 1500 shqiptarë dhe 4 mijë italianë

Marrëveshja me Italinë për pensionet është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Lidhur me këtë Irena Xhani, përfaqësuese e Institutit Kombëtar për Asistencën e Qytetarëve në Itali, në një lidhje skype me MCN Economy u shpreh se 200 ditë për të hyrë në fuqi janë shumë, sepse ka një zvarritje prej vitesh.

Ajo tha se do të jenë dy institucionet përkatëse të dy shteteve ato që do vendosin për marrëveshjen, teksa theksoi se emigrantët shqiptarë vuajnë shumë për vitet punës në Shqipëri.

Sipas saj emigrantët duhet të vijnë në vend që të zbardhin këto vite pune për të mos u ndeshur më pas me surpriza.

200 ditë janë shumë, por jemi gjithmonë te hamendësimi, por ne që ndeshemi me kërkesat e qytetarëve ata numërojnë dhe orët dhe ju duken shumë. Shpresojmë që miqësia që kanë dy shtetet ta konsiderojnë këtë gjë dhe boll kanë pritur por të jepet sa më shpejt ok.

Në nivel politik gjithçka është ok, ka mbetur vetëm pjesa teknike. Në nivel operativ duhen vendosur kategoritë, kush përfiton sepse ne kemi kërkesa nga më të ndryshmet ku një prej tyre është a do të përfitojnë dhe ato që kemi humbur. Edhe qytetarët që pyesin me të drejtë pyesin dhe kanë humbur disa vite dhe pyesin a do i fitojnë ato vite që kanë humbur dhe kjo nuk dihet pritet të qartësohet kur të vijë ajo qarkorja.

ISSH dhe IMS për Italinë janë ato që do vendosin si do bëhen kërkesat dhe kush do përfitojë. Në rrugë të përgjithshme dimë se s’do ketë më limit kohor, tani ky tavan është operuar sepse duke u bashkuar këto vite nuk humbasin, por këta që kanë humbur deri tani se dimë çfarë do bëhet.

Nga informacionet që kam marrë di që janë 1500 shqiptarë që përfitojnë direkt, por ka dhe italianë dhe thuhet se janë 4 mijë italianë që futen direkt në këtë, kanë kryer një periudhë pune këtu dhe kanë mbushur moshën. Shpresojmë të merret ai ok definitiv së shpejti, por pastaj është ajo pjesa operative se si do aplikohet, kur do aplikohet.

E pyetur se çfarë përfiton një shqiptar që ka punuar 10 vite këtu dhe 20 vite në emigrim, Xhani tha se me 20 vite punë në Itali e përfiton pensionin në Itali, ndërsa theksoi se 10 andej dhe 10 këtej i humbet dhe andej dhe këtej pa këtë marrëveshje.

Në rastin 10 me 10 i humbiste, ndërsa tani me këtë marrëveshje edhe sikur 10 të kishte andej dhe 5 këtej i merr të gjitha sepse nuk humbet asnjë ditë. Shumë të tjerë mund të dalin dhe në pension të parakohshëm dhe i përfiton të gjithë vjetërsinë.

Problematikat mund të jenë të shumta sepse ne nuk kemi një bankadat, pra një qytetar ka punuar në Itali mjafton të fusë kodin dhe i marrin për 5 minuta vjetërsitë e punës. Ndërsa shqiptarët nuk kanë një bankadat të vejtërsive të punës merren me një kërkesë dhe kjo është e vështirë.

Ata persona që se kanë mbyllur vjetërsinë e punës, ajo vjetërsi nuk është e konfirmuar. Në Itali nuk është ky problem sepse ka IMS, ndërsa këtu mungon diçka e tillë prandaj emigrantët duhet të vijnë në Shqipëri dhe në zbardhin vitet e punës që të mos përballen me surpriza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy