
Edhe pse muaji dhjetor, përshkruhet si muaji i festave i mbushur me oferta, në Shqipëri duket se ndodh krejt e kundërta. Sipas Institutit të Statistikave, përgjatë muajit të kaluar, çmimet e ushqimeve, hoteleve, restoraneve dhe kafeneve janë rritur, teksa cmimet e veshjeve dhe këpucëve kanë pësuar rënie të lehtë.



